Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

schedule09:19 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 09:19 - 2 Dhjetor, 2021

Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka një drejtues të ri, ajo është Albana Fico.

Fico mban edhe postin si drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa në krye të QSUT u emëruar, pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit. Ky i fundit u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm në RTSH.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

‘Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta’- njofton ministrja e Shëndetësisë./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!