Alban Bushi: Kampionati shqiptar duhet të ofrojë më shumë besim tek të rinjtë, Ibrahimovic pret Gjermaninë

schedule13:46 - 9 Nëntor, 2023

schedule 13:46 - 9 Nëntor, 2023

Shqipëria U21 luan në transfertë ndaj Rumanisë dhe Malit të zi, dy ndeshje shuëm të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, aktualisht janë në vendin e parë në Grupin E dhe do të kërkojnë të ruajnë territorin e dytë në dy ndeshjet e radhës, më 17 nëntor ndaj Rumanisë dhe më 21 ndaj Malit të zi.

Në konferencën për shtyp, Alban Bushi theksoi se duhet t’u jepet më shumë besim të rinjve nga kampionati shqiptar, ndërsa shtoi se Arijon Ibrahimovic i Frosinones është thirrur, por nuk është grumbulluar pasi ai mbetet në pritje të një thirrje nga Gjermania.

A është skuadra gati për të marrë maksimumin? “Në pesë muajt e fundit kemi bërë pesë ndeshje, është diçka e mirë sepse jemi konsoliduar. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, ndjehem mirë se jemi në vend të parë. Kundërshtarët kanë një ndeshje më pak, por nuk do të thotë asgjë. Për ne është një motivim për ndeshjet e radhës. Si Rumania ashtu edhe Mali i Zi janë të fortë, na njohin dhe i njohim. Duhet të jemi më shumë të ekuilibruar me Rumaninë, po ashtu edhe me Malin e Zi”.

Lojtarët nga kampionati shqiptar- “Beqja dhe Rashica janë lojtarë me perspektivë. Rashica ka qenë me të rinjtë e Kosovës, e falenderoj që na ka zgjedhur. Kampionati shqiptar nuk i jep dorë të rinjve dhe shohim gjithmonë jashtë, edhe ata të rinj që aktivizohen, nuk punohet shumë me ta”.

Ibrahimovic, ka patur interes nga Federata? “Çdo lojtar që është në Europë e kontaktojmë, ka pasur kontakte. Për arsye të lojtarit nuk është thirrur, ndoshta mund të presë Gjermaninë”.

Futbolli është i paparashikueshëm, rumunët kanë lojtarë të mirë, Rumania është nivel i lartë. Duhet të shkojmë për të qenë të ekuilibruar dhe duhet të jemi pak të zgjuar tani se kanë kaluar gjysma e ndeshjes. Lojtarët në Finlandë u treguan euforikë, por duhet të mbrohemi mirë sepse kundërshtarët janë të shpejtë dhe të hapin probleme. Duhet të jemi gjithmonë në avantazh numerik.

Nuk luajmë dot futboll të hapur, e kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por kemi pësuar. Te kjo moshë nuk duhet të shihet shumë rezultati, por kur jemi në vend të parë pas katër ndeshjesh pse të mos bëjmë disa llogari. Jam i kënaqur me barazimin ndaj Rumanisë, i kanë fituar ndeshjet në shtëpi”.

Gjashtë lojtarë nga Kosova, efekti Bushi që i ka bindur apo situata në kombëtaren e madhe? “Mund të jetë edhe efekti i ekipit të parë, por gjithmonë kemi marrë lojtarë. Kush është lojtar i mirë ne e kontaktojmë, është luks që një lojtar mund të zgjedhë dy ekipe. Kosova dhe Shqipëria janë njësoj, jemi një nuk ka problem”./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!