Bien këmbanat e alarmit në shtëpinë e Real Madrid. Luka Modric, viktimë e një dëmtimi muskulor në ndeshjen e humbur kudnër Girona, tremb të gjithë drejtuesit e “Los Blancos”.
Mesfushori kroat me siguri do të mungojë kundër Almeira dhe Real Sociedad, dhe ka shumë pak gjasa që ai të rikuperohet për finalen e Kupës së Mbretit, të planifikuar të shtunën më 6 maj.
Kanë mbetur 11 ditë para ndeshjes së parë të Champions League kundër Manchester City, shqetësimi po rritet për Carlo Ancelotti, duke qenë se kroati është një lojtar kyç për skuadrën./h.ll/abcnews.al