Alarmi nga ndryshimet klimatike: Deri në 2026 do regjistrohet viti më i nxehtë në histori

schedule11:27 - 10 Maj, 2022

schedule 11:27 - 10 Maj, 2022

Ekziston një mundësi që të paktën një vit midis 2022 dhe 2026 të bëhet më i nxehti i regjistruar dhe viti 2016 të bjerë nga vendi i parë.

Probabiliteti që mesatarja për vitet 2022-2026 të jetë më e lartë se 5 vite e fundit 2017-2022 është 90%.

Ky përfundim del nga përditësimi global i klimës i publikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

Probabiliteti që temperaturat të jenë +1.5 gradë deri në vitin 2026 rritet me 50%

Probabiliteti që temperatura mesatare vjetore globale të arrijë përkohësisht 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial rritet në 50% për të paktën një nga pesë vitet e ardhshme.  Mundësia për të kaluar përkohësisht 1.5 gradë, shpjegon WMO, është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2015, kur ishte afër zeros. Për vitet ndërmjet 2017 dhe 2021, ekzistonte një probabilitet 10% i tejkalimit, i cili u rrit në gati 50% për periudhën 2022-2026.

Ndikimet klimatike gjithnjë e më të dëmshme për planetin

Ky studim tregon, se po i afrohemi dukshëm arritjes së përkohshme të objektivit më të ulët të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Shifra 1.5 gradë nuk është një statistikë e rastësishme. Është më tepër një tregues i pikës  në të cilën thuhet se ndikimet klimatike do të bëhen gjithnjë e më të dëmshme për njerëzit dhe për të gjithë planetin”, vëren sekretari i përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Temperaturat rriten për sa kohë që ka emetime të gazrave serrë

Në vitin 2021, temperatura mesatare globale ishte 1.1 gradë mbi nivelin bazë paraindustrial, sipas vlerësimit paraprak të WOM për gjendjen e klimës globale. “Për sa kohë që ne vazhdojmë të emetojmë gazra serë, temperaturat do të vazhdojnë të rriten – shtoi ai – ashtu si oqeanet tona do të vazhdojnë të bëhen më të ngrohta dhe më acide, akulli i detit dhe akullnajat do të vazhdojnë të shkrihen, nivelet e detit do të vazhdojnë të rriten dhe klima do të bëhet më ekstreme.

Situata në Arktik

Ngrohja e Arktikut është në mënyrë disproporcionale e lartë dhe ajo që po ndodh në Arktik na prek të gjithëve,” paralajmëroi Taalas.

“Vetëm një vit tejkalim i pragut 1.5 gradë nuk  do të thotë se kemi shkelur pragun ikonik të Marrëveshjes së Parisit, por zbulon se po i afrohemi gjithnjë e më shumë një situate ku tejkalimi i 1.5 gradë mund të zgjasë për një kohë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!