Policia vjeneze ka tashmë një kronologji paraprake të ngjarjes së sotme që tronditi qytetin, në atë që dyshohet të jetë sulm terrorist. Të shtënat filluan në orën 20:00 nga Seitenstettengasse. Sipas të dhënave duhet të ketë të paktën gjashtë skena të ndryshme krimi. Deri tani janë konfirmuar disa viktima, përfshirë një oficer policie. Policia gjithashtu konfirmoi se një nga autorët u qëllua për vdekje.
?DURAS IMÁGENES
El terrorista de Viena (Austria) dispara con su AK-47 a un joven austríaco en mitad de la calle.
pic.twitter.com/0RmGo1zNdt— Helena GS (@HelenaGS_) November 2, 2020
Po ashtu autoritetet njoftuan se një pengmarrje është konfirmuar në një restorant.
LEXO EDHE: “Mos dilni nga shtëpia”! Pas sulmit me disa të vdekur, raportohet një pengmarrje në Vjenë
Sulmi ka ndodhur afër sheshit Schwedenplatz, ndërsa flitet për 6 autorë. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë se kemi një sulm terrorist”, ka thënë ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.
Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër. g.v/abcnews.al