Alarmi i UNICEF: Në Indonezi mbi 15 mijë të pastrehë pas tsunamit

schedule22:28 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 22:28 - 26 Dhjetor, 2018

Në një kohë që numri i viktimave dhe të zhdukurve vijon të rritet në Indonezi, e cila u godit katër ditë më parë nga një tsunam i fuqishëm, UNICEF jep alarmin për numrin e të pastrehëve të cilët janë mbi 15 mijë.

Katër ditë pas tsunamit që goditi Indonezinë, situate mbetet ende shumë e komplikuar. Deklarata u bë nga zëdhënësi i UNICEF në Itali – Andrea Jakomini – me anë të një raporti të dërguar në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Numri i të zhdukurve vazhdon të rritet dhe viktimat janë më shumë se 430, ndërsa të plagosurit mbi 15 mijë. Por një faktor tjetër shqetësues është numri në rritje i atyre që tashmë janë të pastrehë: rreth 15 mijë e mes tyre shumë fëmijë. Shumë persona flenë në rrugë, ndërsa të tjerë nëpër miq apo të afërm në fshatrat pranë.

UNICEF thekson se situata më shqetësuese është ajo e fëmijëve që janë nevojë për çdo gjë, duke nisur nga asistenca psikologjike e deri te mjekimet. Shumë prej tyre janë ndarë nga prindërit. Orët e fundit janë shpërndarë kuti me mjekime të thjeshta, kova dhe mjete të tjera sanitare por dhe shtretër portativë. Ndërkohë autoritetet në vend po merren dhe me furnizimet ushqimore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!