Alarmi i reporterëve pa kufij: Viti 2018 një vit i zi për median

schedule20:00 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 20:00 - 18 Dhjetor, 2018

Janë 80 gazetarët e vrarë duke ushtruar detyrën e tyre në të gjithë botën gjatë vitit 2018. Reporterët pa kufij publikuan shifra duke dhënë alarmin për një dhunë të paprecedentë ndaj kësaj kategorie.

Viti 2018 ka qenë një vit i zi për gazetarët: janë vrarë 80 në të gjithë botën duke shënuar rritje pas tri vbitesh përmirësimi. Shifrat dalin nga bilanci vjetor i Reporterëve pa kufij. Një vit më parë humbën jetën 65 gazetarë, të cilët u vranë pasi ushtronin misionin e tyre të informacionit. Mes viktimave të këtij viti, janë 63 gazetarë profesionistë me një rritje prej 15 për qind, 13 gazetarë jo profesionistë, dhe katër bashkëpunëtorë të medias. Organizata jo qeveritare me seli në Paris denoncon një dhunë të paprecedentë ndaj kësaj kategorie. Në total sipas reporterëve pa kufij, më shumë se 700 gazetarë profesionistë janë vrarë dhjetë vitet e fundit.

Më shumë se gjysma e reporterëve janë marrë në shënjestër dhe kanë ekzekutuar si editorialisti saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në 2 tetor brenda konsulatës së Riad në Stamboll. Apo si gazetari sllovak Jan Kusiak i ekzekutuar në banesën e tij në 21 shkurt të këtij viti. Sekretari i përgjithshëm i reporterëve pa kufij u shpreh se urrejtja ndaj gazetarëve e nxitur dhe e mbështetur dhe nga liderët politikë, fetarë apo biznesmenë të paskrupujt ka pasoja dramatike në terren.

Afganistani mbetet sërish ferri i reporterëve: në vitin 2018 aty kanë humbur jetën 15 gazetarë. Më pas Siria me 11 të varrë, Meksika me 9, India me 6 dhe 6 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2018 është rritur dhe numri i gazetarëve të burgosur: 348. Më shumë se gjysma e gazetarëve në burg jjanë në pesë vende: Iran, Arabi Saudite, Egjipt, Turqi dhe Kinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!