Alarmi i OKB-së: Rihapni portet e Ukrainës ose rrezikoni urinë në botë

schedule22:52 - 6 Maj, 2022

schedule 22:52 - 6 Maj, 2022

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se njerëzit në mbarë botën do të vdesin nga uria nëse portet e Ukrainës në Detin e Zi nuk rihapen së shpejti.

“Ne duhet të hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime,” tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.

“Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot.”

Lexo edhe: Bllokohen miliona ton eksporte të grurit në Ukrainë, OKB: Portet në Detin e Zi janë të mbyllura

WFP është e shqetësuar se nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhen të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha se 25 milionë tonë drithë janë aktualisht të bllokuar në Ukrainë ndërsa portet e saj në Detin e Zi janë të mbyllura.

Që nga shkurti, vendi, një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit me tren./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!