Alarmi i OKB: 10 milion persona kërcënohen nga mungesa e ushqimit

schedule12:46 - 4 Maj, 2019

schedule 12:46 - 4 Maj, 2019

Sipas raportit më të fundit të organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës, janë rreth 10 milion persona në Korenë e veriut të cilët kërcënohen nga mungesa e ushqimit. Qeveria koreano-veriore ka reduktuar ndjeshëm shpërndarjen e ushqimeve për popullsinë.

Kombet e bashkuara japin alarmin për sigurinë ushqimore në Korenë e Veriut, si pasojë e korrjeve më të këqija të 10 viteve të fundit, shkaktuar nga thatësira, temperaturat e larta dhe përmbytjet. Janë rreth 10 milion personat që rrezikojnë të mbeten pa ushqim, dhe  të mos kenë alternative deri në korrjen e radhës. Prodhimi i drithërave vlerësohet 4.9 milion ton, niveli më i ulët që nga sezoni 2008 – 2009

Raporti i organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës publikoi nivelet më të ulëta dhe shqetësuese, me variante të varfra dhe me familje që kapërcejnë vaktet ose hanë më pak. Në mënyrë të veçantë shprehet shqetësim për sa i përket mungesës së ushqimeve të domosdoshme. Situate është e rrezikshme në radhë të parë për fëmijët dhe gratë shtatzëna që përfaqësojnë subjektet më të prekshme nga kequshqyerja

Programi qeveritar për shpërndarjen e ushqimeve, nga i cili varen pjesa më e madhe e popullsisë, është detyruar të reduktojë racionet e ushqimeve. Mendohet se do të ketë dhe një reduktim tjetër gjatë muajve kritikë qershor – tetor./ABC News Albania 24/7