Përditë e më tepër në rrethin e Krujës po raportohen shoqërime dhe arrestime të banorëve të cilët akuzohen për kultivimin e kanabisit.
Gazetarët e televizionit ABC udhëtuan pranë këtyre zonave për të pasur një panoramë sa më afër të vërtetës. Në fshatin Halil, gati gjysma e banorëve janë të penalizuar për kultivimin e lëndës narkotike.
Vetë ata rrëfejnë se është pamundësia për të kultivuar produkte bujqësore arsyeja që i detyron të shkojnë drejt krimit. Sipas tyre, shkaku kryesor është mungesa e ujit për shkak të dëmtimit të sistemit të kanalizimeve, – një përgjegjësi e drejtëpëdrejtë e strukturave të shtetit.