Sampdoria është një ndër klubet më të prekura nga koronavirusi. Në fillim u fol për infektimin e 8 lojtarëve, por mbrojtësi Omar Colley deklaroi se klubi kishte gabuar duke e futur në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe ai kishte rezultuar negativ.
Gjithsesi, një tjetër lojtar i skuadrës doriane ka dhënë alarmin e madh. Jakub Jankto deklaron se plot 15 lojtarë të Sampdorias kanë dalë pozitivë. Mesfushori çek thekson se ka qenë në kontakt me tad he shpreson që të mos e ketë pësuar edhe ai.
“Jam mbyllur në shtëpi prej rreth 1 jave. Çdo ditë po infektohen mijëra njerëz dhe po vdesin me qindra. Situata po përkeqësohet, nuk imagjinohet dot se kur do marrë fund. Kam qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shokët e infektuar.
Ka 15 raste pozitivë me koronavirus te Sampdoria, por numri mund të rritet akoma. Unë jam mirë, shpresoj të mos infektuar. Po tentoj të mos e mbaj aty mendjen”, deklaron lojtari i klubit italian. /abcnews.al