Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Alarm te Napoli, Gattuso humb yllin e sulmit para duelit me Milanin

schedule14:57 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 17 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Naploit, Victor Osimhen, mund të mos luajë kundër Milanit. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga kampi napoletan dhe trajneri Gennaro Gattuso duhet të nisë të shqetësohet.

Bëhet fjalë për një dëmtim të cilin lojtari e ka hasur në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve në Afrikë kundër Sierra Leone javën e kaluar. Është gazetari nigerian dhe miku i ngushtë i Victor, Oma Akatugba, i cili ka konfirmuar lajmin negativ.

 



“Osimhen ka një problem në shpatull dhe duhet të qëndrojë i qetë për disa javë. Për këtë arsye ai nuk pritet të luajë kundër Milanit”, janë fjalët e Akatugba për “Radio Marte”. Gjithçka tashmë do të varet nga stafi teknik i Napolit, nëse do të jenë në gjendje t’a rikuperojnë sulmuesin në kohë për duelin kundër kuqezinjve, i cili është planifikuar ditën e dielë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!