Lazio po vazhdon përgatitjet për rifillimin e Seria A dhe synimet tek ekipi kryeqytetas janë maksimale, pasi synohet titulli kampion. Megjithatë, një lajm jo i mirë vjen për tifozët lacial sepse ylli i ekipit, Sergej Milinkovic-Savic, mund të operohet në gju.
I gjithë stafi i Lazios po shpreson se operacioni do të jetë i panevojshëm për sulmuesin serb, por ai do ti nënshtrohet një skaneri për më shumë siguri. 25-vjeçari e braktisi ditën e sotme seancën stërvitore, duke mos e përfunduar dot pikërisht nga dëmtimi në gju.
Me shumë mundësi, Lazio do ta luajë ndeshjen e parë kundër Atalantës në 24 qershor pa Savicin. Skaneri i gjurit është bërë në një nga klinikat më të mira në Romë dhe përgjigjja pritet të dalë shumë shpejt. /abcnews.al