Alarm te Juventusi, shtatë lojtarë nën hetim për thyerjen e protokollit

schedule12:55 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:55 - 16 Tetor, 2020

Alarm tek Juventusi. Shtatë lojtarë të bardhezinjve po heton nga Prokuroria e Torinos, pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e izolimit dy javë më parë, pra para ndeshjeve të kombëtareve. Klubi torinez hyri në izolim atëherë sepse dy anëtarë të stafit teknik rezultuan pozitiv me Covid-19.

Rodrigo Bentacuar, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga hoteli ku ishte akomoduar ekipi. Lojtarët shkuan për të luajtur me ekipet e tyre përfaqësuese, ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët do të gjobiten nga Prokuroria e Torinos nëse shpallen fajtorë. Në të njëjtën kohë, Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, ka hapur një hetim tjetër nëse Ronaldo me shokët e tij kanë respektuar apo jo rregulloren anti-Covid të hartuar pikërisht nga Federata.

Megjithatë, Juventusi i ka dalë në mbrojtje lojtarëve dhe ka qenë presidenti Agnelli, ai që ka reaguar përmes një deklarate. “Ne kemi hyrë në izolim të shtunën dhe nuk kishim asnjë ndeshje për të luajtur. Ne u thamë lojtarëve se nëse ata kishin dëshirë mund të shkonin në shtëpi për t’u vetëizoluar.

Izolimi nuk u thye dhe ata mund të shkojnë në shtëpi, pasi janë qytetarë të lirë. Nuk është gabim se pse Ronaldo iu bashkua ekipit kombëtar. Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për vendin e tyre, edhe pse mund të kenë luajtur 50 apo 100 me kombëtaren”, përfundon italiani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!