Alarm për zjarr, dështon që në nisje “Elizabeth Line”, kaos dhe frikë në metronë e Londrës

schedule11:31 - 24 Maj, 2022

schedule 11:31 - 24 Maj, 2022

Lançimi i linjës “Elizabeth”, më e reja që i shtohet sistemit të metrosë në Londër, është shoqëruar me kaos dhe frikë në radhët e pasagjerëve. Pak pas inaugurimit nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, pasagjerët që prisnin prej mesnatës për të përdorur shërbimin e metrosë shihen teksa vrapojnë të shqetësuar.

Mediat britanike raportojnë se lëvizja në linjën “Elizabeth” u pezullua pas një alarmi për zjarr në stacionin më të madh të kryeqytetit “Paddington”, vetëm dy orë pas hapjes së saj zyrtare.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, shihet një ekip zjarrfikësish duke mbërritur në stacionin Paddington, ndërsa linja ishte pezulluar midis Paddington dhe Tottenham Court Road.

Por një gazetar i BBC-së nga vendngjarja tha se besohet që alarmi për zjarr, i cili shkaktoi kaos ka qenë i rrëmë.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!