Kryeqyteti i Ukrainës dhe rajoni më i gjerë i Kievit janë aktualisht në alarm për një sulm ajror.
“Shpërthime në kryeqytet. Shkoni urgjentisht në strehimore!”, tha kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në një mesazh në Telegram.
Korrespondentët e pavaruar të Kievit dëgjuan të paktën katër shpërthime të forta vetëm disa sekonda pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan rreth orës 10:30 të mëngjesit.
Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi kërcënimin e armëve balistike në kohën kur u shpall alarmi ajror. Rikujtojmë se shpërthime të shumta goditën Kievin ditën e djeshme dhe e gjithë Ukraina ishte në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë sulmesh ajrore.
Gjithashtu rajoni i Lviv në kufi me Poloninë ishte në shënjestër dhe një nga raketat hyri në hapësirën ajrore polake./abcnews.al