Alarm për papunësi në Moskë, rreth 200 mijë qytetarë rrezikojnë të ngelen pa punë

schedule15:20 - 18 Prill, 2022

schedule 15:20 - 18 Prill, 2022

Rreth 200 mijë njerëz rrezikojnë të humbasin punën në kryeqytetin rus, pasi kompanitë e huaja po largohen  dita ditës nga vendi, si pasojë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë tha kryebashkiaku i Moksës Sergey Sobyanin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan CNN.

Për këtë aryse kryebashkiaku i Moksës tha se autoritetet lokale do të zbatojnë paketa lehtësuese me një buxhet prej 41 milionë dollarësh për të mbështetur qytetarët që rrezikojnë të humbasin punën, tha Sobyanin.

“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit që rrezikojnë të humbasin punën. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla do të ndahen për zbatimin e planit. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200,000 njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, shkroi Sobyanin.

Plani i ndihmës për punësim përfshin trajnimin e personelit, punësimin në punë të përkohshme dhe publike dhe stimuj për organizatat dhe firmat që punësojnë këta punëtorë, shtoi ai./abcnews.al/