Një alarm për bombë në shkollën Liria në Tetovë ka vënë në veprim menjëherë autoritetet.
Nxënësit dhe mësuesit janë evakkuar menjëherë, sipas Tetovasot.
Pas denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe për momentin po kryhen kontrolle anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit nga ana e autoriteteve përgjegjëse./Abcnews.al/