Alarm për bombë në Bankën Popullore në Shkup

schedule13:01 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 13:01 - 7 Dhjetor, 2022

Vazhdojnë alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut.

Ministria për Punët e Brendshme njoftoi sot se rreth prës 10:10 ka marrë një denoncim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në adresën e saj elektronike ka marr kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

“Menjëherë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të të punësuarve dhe në rrjedh e sipër janë aktivitetet anti-terroriste. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë paraprakisht, diku rreth orës 09:45 minuta në SPB-Shkup është denoncuar për kërcënim me bombë në 9 shkolla të mesme në Shkup. Gjithashtu janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave dhe është kryer kontroll i detajuar nga njësit i anti-terrorit./abcnews.al/