Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Alarm për bombë në avionin drejt Britanisë së Madhe, piloti bën ulje emergjente në Pragë

schedule11:01 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 11:01 - 5 Dhjetor, 2022

Një avion që po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka devijuar për në Pragë pasi u ngrit alarmi për “bombë të mundshme” në bord.

Avioni po fluturonte për në Bristol nga Polonia kur piloti u detyrua të ndryshonte rrugën drejt kryeqytetit çek.

Një ulje emergjente u bë në orën 22:50 të mbrëmjes së kaluar në aeroportin Vaclav Havel të Pragës.



Aeroporti shkroi në Twitter: “U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni.”

“Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke.”

Policët çekë dërguan në vendin e ngjarjes ekspertët e eksplozivëve, të cilët hetuan pajisjen e raportuar.

Aeroporti më vonë konfirmoi se “asnjë objekt i rrezikshëm nuk u gjet në aeroplan pasi inspektimeve.”

EasyJet është kontaktuar për një koment./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!