Autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë alarmuar, pas njoftimit për bombë në aeroportin e Shkupit, në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas dhe në Qendrën Tregtare “East Gate”.
Mediet vendase shkruajnë se nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Janë evakuuar edhe të punësuarit në Aeroportin e Shkupit dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate./abcnews.al/

