Alarm për bombë, avioni polak bën ulje emergjente në Podgoricë. Kallëzimi rezultoi i rremë

schedule22:45 - 19 Shtator, 2024

schedule 22:45 - 19 Shtator, 2024

Një avion i një kompanie polake bëri ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës pasi kapiteni raportoi se kishte një informacion për një bombë, por më pas rezultoi se alarmi ishte i rremë.

Sipas mediave malazeze, ka qenë një shtetase polake që ka bërë kallëzim të rremë, duke thënë se burri i saj kishte një bombë në avion në shenjë hakmarrjeje ndaj tij.

Për këtë ngjarje, u njoftua aeroporti i Malit të Zi.

“Përkatësisht, gjatë fluturimit mbi Hungari, ekuipazhi u njoftua nga punonjësit në aeroportin e Varshavës se kishin marrë një informatë se në aeroplanin e përmendur ishte vendosur një mjet shpërthyes, me çka ekuipazhi njoftoi policinë malazeze për uljen në aeroport”, njoftuan autoritetet malazeze.

Pas kontrolleve, rezultoi se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes në avion./abcnews.al