Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm nga ish-ministri i Trump: Lufta ajrore ndaj Iranit nuk sjell fitoren

schedule15:32 - 16 Korrik, 2026

schedule 15:32 - 16 Korrik, 2026

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta fitojnë konfliktin me Iranin vetëm përmes bombardimeve ajrore, duke argumentuar se strategjia ushtarake nuk do ta detyrojë Teheranin të ndryshojë qëndrim.

Në një intervistë për Financial Times, Esper tha se administrata e presidentit Donald Trump duhet të ushtrojë presion të gjithanshëm ekonomik ndaj Iranit, në vend që të mbështetet te përshkallëzimi i sulmeve ushtarake.

“Nuk jam i bindur se intensifikimi i bombardimeve do të sillte një ndryshim të madh në sjelljen e Iranit”, u shpreh ai.



Komentet e Esper vijnë pasi Trump ka paralajmëruar zgjerimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit, ndërsa SHBA kreu sulme të reja këtë javë. Presidenti amerikan synon të detyrojë Teheranin të rikthehet në negociata dhe të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Esper, alternativa më efektive është “mbytja ekonomike” e Iranit, përmes sanksioneve të koordinuara ndërkombëtarisht, edhe pse kjo do të kërkonte kohë dhe do të sillte kosto, përfshirë rritjen e çmimeve të karburanteve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një luftë e zgjatur do të konsumonte rezervat ushtarake amerikane dhe do të ndikonte negativisht në gatishmërinë e SHBA-së për t’u përballur me sfida të tjera strategjike, veçanërisht me Kinën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!