Alarm nga Europol/ Europa po bëhet tregu kryesor i drogës, demokracitë në kërcënim

schedule10:18 - 3 Korrik, 2023

schedule 10:18 - 3 Korrik, 2023

Shefja e Europolit, Catherine De Bolle, ka ngritur alarmin për rritjen e krimit që lidhet me drogën në Europë.

“Ata po depërtojnë në shoqëritë tona” paralajmëroi ajo duke thënë se Europa dhe zëvendësuar SHBA-në si tregu kryesor i synuar për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Sundimi i ligjit në demokracitë europiane rrezikon të minohet nëse liderët e BE-së nuk rritin ndjeshëm reagimin e tyre ndaj rritjes së krimit të lidhur me drogën, tha për POLITICO kreu i agjencisë së zbatimit të ligjit të G27.

Rezultati është një rritje e dhunës dhe korrupsionit  në shumë pika të nxehta të trafikut të drogës, duke përfshirë portin e Antëerpen në Belgjikë, pasi bandat kriminale kërkojnë gjithnjë e më shumë të depërtojnë në kompanitë logjistike, qeverinë lokale dhe madje edhe sistemin e drejtësisë, paralajmëroi de Boll.

“Ne shohim se Bashkimi Europian është bërë më i rëndësishëm për kriminelët në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Vendet europiane po dominojnë tani”, tha ajo.

“Ne do të shohim që për dy vitet e ardhshme do të kemi një rritje të drogës drejt Bashkimit Europian.

Paralajmërimi nga de Boll, një ish-shefja e policisë federale belge, vjen pasi BE-ja poo përballet me sfida të shumta ndaj sundimit të ligjit në bllok, duke përfshirë në vende të tilla si Bullgaria, e cila shtrihet përgjatë një rruge kryesore të importit të drogës nga Lindja e Mesme dhe ku krimi i organizuar shihet gjerësisht si i ndërthurur me qeverinë.

Por de Boll tha se problemi i përkeqësuar i Europës me krimin e organizuar të lidhur me drogën nuk është vetëm në Europën Qendrore dhe Lindore, raporton abcnews.al.

Ajo fillon gjithashtu në qendrat e pasura në Europën Perëndimore dhe Veriore, nga Antëerp në Belgjikë dhe Roterdam dhe Amsterdam në Holandë, në Hamburg në Gjermani dhe portet e vogla në Spanjë dhe qytetet bregdetare në Suedi.

“Roterdami dhe Antwerp janë shumë të rëndësishme për grupet kriminale. Por ne shohim që sa më shumë punojmë në portet e mëdha, ka edhe porte më të vogla, si Hamburgu apo porte në Spanjë, të cilat janë shumë fitimprurëse dhe interesante për trafikantët e drogës”, tha ajo.

Një efekt anësor i drejtpërdrejtë i karteleve të eksportit të drogës në Amerikën e Jugut që lidhin armët me grupet mafioze në Europë është rritja e krimit të dhunshëm.

 “Ajo që na shqetëson realisht është shtimi i dhunës. Jo vetëm dhun, por edhe vrasje me porosi, tortura, shpërthime, dhunë vërtet brutale dhe mizore me shumë të vdekur”, tha ai.

Në të vërtetë, disa vende europiane janë tronditur vitet e fundit nga vrasje të profilit të lartë të lidhura me drogën. Në Holandë, ku porti i Roterdamit është një pikë kyçe hyrëse për drogën në Europë, vrasjet e pacipë në 2021 të gazetarit të shquar të krimit Peter R. de Vries dhe avokatit Derk Wiersum në 2019 nxitën një hetim kombëtar dhe një premtim për të goditur bandat e drogës.

Në Belgjikë, vrasja e një vajze 11-vjeçare në fillim të këtij viti në Antëerp ndezi një protestë të ngjashme, ndërsa policia vitin e kaluar zbuloi një komplot për të rrëmbyer ministrin e drejtësisë të vendit, Vincent Van Quickenborne, duke çuar në masa të shtuara sigurie.

Alarme janë ngritur edhe në Suedi, Spanjë dhe Gjermani, ku de Boll tha se porti i Hamburgut është kthyer në një destinacion kyç për trafikantët.

Problemi për liderët e BE-së është se në secilën prej këtyre pikave të nxehta, trafikantët po gërryejnë gradualisht sundimin e ligjit duke korruptuar punonjësit e logjistikës, duke marrë përsipër sistemet e IT, duke infiltruar në qeverisjen vendore, madje edhe në gjykata dhe polici, tha ajo.

“Zbuluam një port ku të gjithë ishin të korruptuar. Nëse largohemi nga zona të caktuara, mund të keni situata shumë të vështira ku kriminelët marrin kontrollin”, tha de Boll, duke refuzuar të emërojë portin.

“Bandat e drogës po depërtojnë në shoqëritë tonë. Ne kemi nevojë që kjo të jetë një prioritet në vitet e ardhshme nëse duam të shpëtojmë dhe mbrojmë grupet vulnerabël”, theksoi ajo.

Ndërsa Europa nuk është aq e zhytur në fentanil, një opioid sintetik jashtëzakonisht i fuqishëm pas një numri të madh vdekjesh nga mbidoza, si Shtetet e Bashkuara, përdorimi i tij është në rritje në Estoni, Suedi, Finlandë dhe Gjermani, sipas Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga droga (EMCDDA), raporton abcnews.al.

Të ballafaquar me një situatë të përkeqësuar, udhëheqësit e BE-së dhe shefat e zbatimit të ligjit po shtojnë përpjekjet e tyre për të luftuar bandat. Në vitin 2021, një operacion masiv i koordinuar në disa vende dhe i fokusuar në bisedat e koduara çoi në rreth 800 të arrestuar, shumë prej tyre në Europë.

Dhe krerët e gjashtë qeverive europiane, Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Holanda formuan një koalicion kundër krimit për të shkëmbyer informacione dhe për të punuar së bashku kundër krimit të organizuar.

Por udhëheqësit duhet ta bëjnë luftën kundër krimit të organizuar një prioritet edhe më të lartë nëse duan të shmangin humbjen e besimit të publikut”, paralajmëroi de Boll. “Jemi në një situatë shumë të vështirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!