Në Spanjë autoritetet po përballen me rritjen e rasteve të dhunës nga banda të miturish të lidhur me kriminelë. Vetëm në Madrid janë të paktën 2500 persona të përfshirë nga të cilët 1700 të mitur. Ka të mitur që i bashkohen bandave që në moshën 11 vjeçare, dhe ky fenomen është dyfishuar pas pandemisë, falë dhe rrjeteve sociale, shkruan euronews
Viktima e fundit e këtyre bandave është Haime Guerrero, një 15 vjeçar i qëlluar për vdekje me thikë në qendër të kryeqytetit spanjoll. Një vit më parë policia arrestoi 130 adoleshentë që kishin lidhje me këto grupe të organizuara.
Ata pak adoleshentë që kanë mundur të largohen nga bandat, dhe që aktualisht jetojnë nën një identitet të rremë, shprehet se më të mëdhenjtë i përdorin për të sulmuar rivalët, pasi duke qenë të mitur nuk do të bëjnë shumë vite burg në rast se kapen dhe dënohen.
Veshja dhe muzika janë dy elementet që dallojnë një bandë nga tjetra dhe shërbejnë për të treguar se cilit grup i përket. Rrjetet sociale shërbejnë si një terren rekrutimi. Fillimisht përdoret telefoni për të nisur një betejë, më pas Tik Tok dhe në fund përballja fizike në rrugë, raporton abcnews.al
Autoritetet spanjolle po dyfishojnë përpjekjet për t’u përballur me problemin. Por për ekspertët, gjëja më e rëndësishme është parandalimi. Mund të dilet nga një bandë por është shumë më e thjeshtë që të mos jesh asnjëherë pjesë e saj.
/abcnews.al