Alarm në pallatin Buckingham në Londër pasi një burrë hodhi disa fishehë armësh në oborrin vetëm disa ditë para kurorëzimit të mbretit Charles. Siç raporton BBC, autoritetet kryen një shpërthim të kontrolluar dhe arrestuan personin e dyshuar. Policia tha se atij iu edhe edhe një çantë e dyshimtë.
Pas një vlerësimi nga specialistët është kryer një shpërthim i kontrolluar. Nuk ka raportime për të shtëna apo për të lënduar. Mbreti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në Pallatin Buckingham kur ndodhi incidenti.Shefi i Policisë Metropolitane, Joseph McDonald, tha se i arrestuari ndodhet në paraburgim.
“Nuk ka raportime për të shtëna, apo lëndime të oficerëve apo qytetarëve. Policët janë në vendngjarje dhe hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar”, tha ai./abcnews.al