Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Alarm në Pallatin Buckingham, burri prangoset tek porta dhe kërcënon se do lëndojë veten

schedule20:04 - 6 Korrik, 2023

schedule 20:04 - 6 Korrik, 2023

Një situatë alarmante u krijua jashtë Pallatit Buckingham pasi një burrë u prangos në portën kryesore të pallatit dhe filloi të kërcënonte se do të dëmtonte veten.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të zeza të prangosur ndërsa qindra turistë kalojnë jashtë.

Menjëherë forcat e policisë kanë larguar të panjohurin dhe atmosfera është qetësuar.

Disa ambulancat shkuan në vendngjarje si dhe disa makina policie.

Policia Metropolitane e Londrës tha se “rreth orës 17:23, një burrë iu afrua Buckingham Gates dhe prangosi veten.”

Në një video të postuar në rrjetet sociale, një grua shkruan: Në Buckingham po zhvillohet një dramë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!