Bjellorusia, aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë. Kjo lëvizje është shkak potencial për alarm në Ukrainë.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.
Megjithatë, Ukraina do të vëzhgojë nga afër Bjellorusinë, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Kur Rusia po godiste veriun e Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, disa javë më parë, zyrtarët ukrainas pretenduan se disa nga raketat dukej se vinin nga ana bjelloruse e kufirit. /abcnews.al