Alarm në Kaliforni, dallgët mund të arrijnë deri në 12 metra

schedule10:32 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 10:32 - 30 Dhjetor, 2023

Ende pa u rikuperuar nga tronditja dhe shkatërrimi i shkaktuar nga dallgët e mëdha që goditën zonat bregdetare të Kalifornisë të enjten, banorët po përgatiten për një tjetër fenomen gjatë fundjavës.

Shërbimi i motit në SHBA (NËS) ka lëshuar një paralajmërim për dallgë të larta dhe përmbytje në vijën bregdetare të Kalifornisë nga San Diego në Gjirin e San Franciskos, me valë që pritet të arrijnë deri në 12 metra në disa zona.

Kjo për shkak të stuhisë që preku Paqësorin, duke shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të SHBA-së të premten mbrëma.

/abcnews.al