Dy persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë shtruar në spital në Japoni pasi konsumuan një suplement orizi të njohur si “beni-koji”. Kjo është bërë e ditur nga ministria Japoneze e Shëndetësisë ndërsa frika e sigurisë së produkteve të tregtuara nga kompania farmaceutike po shtohet.
Produktet nga Kobayashi Pharmaceutical Co. me bazë në Osaka, që tregtoheshin se ndihmojnë në uljen e kolesterolit, përmbanin një përbërës të quajtur “beni-koji”. Kompania pranoi se një person vdiq për shkak të problemeve me veshkat pasi ka marrë suplementin në fjalë për tre vjet, ndërsa vdekjen e dytë të dyshimtë e raportoi ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa çështja shëndetësore përshkallëzohet, autoritetet e Osakas lëshuan urdhra tërheqjeje për tre produkte që përmbajnë oriz të fermentuar me maja.
Përveç produkteve nga Kobayashi, më shumë se 40 produkte nga kompani të tjera që përmbajnë beni-koji, u tërhoqën nga java e kaluar./abcnews.al