Të paktën 2.5 milionë qytetarë janë infektuar me grip deri më tani, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet italiane.
Cilat janë simptomat?
Mesatarisht, simptomat zgjasin pesë ditë, me temperaturë të lartë dhe në disa raste dhimbje kockash, dhimbje të fytit, humbje të oreksit dhe rrjedhje hundësh.
Eksperti i epidemiologjisë Giovanni Rezza, në prononcimet e tij për gazetën Corriere della Sera, u bëri thirrje italianëve të vaksinohen kundër gripit dhe kujtoi se para së gjithash të moshuarit dhe kategoritë më të rrezikuara të mbajnë maska.
Kulmi i rasteve pritet të shënohet gjatë periudhës së Krishtlindjes, me afërsisht 250,000 raste në ditë.
/abcnews.al