Bashkimi Europian ka regjistruar shifra rekord të viktimave nga koronavirusi gjatë 2020.
Vendet e BE-së në krahasim me vitin 2019 regjistruan 534,000 vdekje më shumë .
“Këto shifra të larta janë ndikuar nga pandemia e Covid”, raporton Eurostat, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë kësaj periudhe numri i viktimave është rritur në shumë vende të botës, përkatësisht Italia ka regjistruar më shumë se 111,700 viktima, Spanja mbi 75, 500 viktima dhe Polonia mbi 67,600 viktima.
Këto janë të dhëna të publikuara së fundmi nga Zyra Europiane e Statistikave. Ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë, numri i lindjeve vijon të jetë në rënie, duke ndikuar në plakjen e popullatës.
Nga viti 2001 deri në 2019 popullsia u rrit me 4%, ky ekuilibër ra në vitin 2020 pasi u godit edhe nga efektet e pandemisë Covid.
“Pandemia e Covid kishte ndikim pasi pengoi edhe lëvizjen e popullsisë në këtë periudhë, gjithashtu shumë njerëz humbën vendin e punës”, ka thënë eksperti i Eurostat Giampaolo Langerie, duke shtuar se elementi kryesor që shpjegon rënien e popullsisë është ndikimi i koronavirusit i cili ka shkaktuar një numër të lartë vdekjesh.
Rënia më e madhe e popullsisë është vënë re në Itali me -0,6% të popullsisë e ndjekur nga Rumania me -0,7% dhe Polonia me -0,3%./abcnews.al/