Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë këtë të hënë ka njoftuar se ka dërguar një njësi speciale për të inspektuar dhe neutralizuar një dron që mbante eksploziv, i cili u pikas një natë më parë në Tiulenovo në Detin e Zi.
Mediat e huaja shkruajnë se Tuilenovo, një vendpushim turistik, është 70 kilometra në jug të kufirit rumun dhe përtej rrugës nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014 dhe tani një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë ukrainas.
Kryetari i komunës Sambla, Marian Zesev në një prononcim për mediat është shprehur se droni është gjetur në shkëmbinj pranë varkave të ankoruara në Tyulenovo dhe ishte “një avion me municion konvencional”.
Pas inspektimit të dronit, ekipi i vendit anëtar të NATO-s do të vendosë se si do ta asgjësojë atë, tha ministria e mbrojtjes në deklaratën e saj, duke shtuar se ekipi u dërgua me kërkesë të autoriteteve rajonale./abcnews.al