Alarm! Ky është fruti që do t’ju ndihmojë të keni një gjumë të qetë

schedule22:44 - 21 Qershor, 2022

schedule 22:44 - 21 Qershor, 2022

Të gjithë herë pas here kemi kaluar një periudhë kur e kemi të vështirë të flemë. Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm që prek njeriun modern.

Rreth 25% e të rriturve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa përqindja e atyre që flenë 5 orë ose më pak çdo natë arrin në 20%. Sipas ekspertëve, fakti që nuk mund të flemë është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës në trupin tonë, e cila shkakton shqetësim dhe përgjumje.

Një studim i Universitetit të Rochester-it në Nju Jork thekson se “ka disa ushqime që mund të luftojnë pagjumësinë, ku puna më e mirë duket se vjen nga një frut”. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët u dhanë vullnetarëve një gotë lëng qershie pa sheqer dhe lëngje të tjera.

Lëngu i qershisë, vunë re ata, rriti kohëzgjatjen e gjumit mesatarisht me 17 minuta. Disa vullnetarë madje flinin disa orë më shumë. Efekti i lëngut të qershisë në gjumë është ndoshta për shkak të përmbajtjes së lartë të melatoninës, gjegjësisht hormonit që rregullon ciklin gjumë-zgjim te njerëzit dhe gjitarët e tjerë./abcnews.al