Alarm i rremë, merr fund bllokimi i disa urave në Londër

schedule13:21 - 15 Shkurt, 2022

schedule 13:21 - 15 Shkurt, 2022

Në Londër është rikthyer normaliteti pas alarmit të rremë që u dha për një objekt të dyshimtë të gjetur në rrugë që bëri që shumë rrugë të bllokohen.

Mediat bëjnë me dije se alarmi i rënë në Londër ishte i rremë dhe se nuk përbënte rrezik për qytetarët ndaj janë rihapur katër urat e bllokuara në kryeqytetin britanik.

Më herët gjatë ditës, policia mbylli disa ura një milje përgjatë Thames për të hetuar incidentin.

Urat që u mbyllën janë Westminster dhe Waterloo si dhe urat e këmbësorëve Hungerford dhe Golden Jubile, ndërsa alarmi i sigurisë shkaktoi probleme të përkohshme në trafikun e trenave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!