Alarm i kuq në Siçili, dallgë 4 metra dhe erë 100 km/h: Fenomeni i çuditshëm që goditi ishullin

schedule12:04 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:04 - 29 Tetor, 2021

Autoritetet Mbrojtes Civile kanë dhënë alarmin në lidhje me uraganin “Apollo”, i cili ka goditur ishullin e Siçilisë duke shkaktuar dy të vdekur dhe dëme të mëdha materiale për shkak të erës dhe përmbytjeve, raporton abcnews.al.

Sipas “Corriere“, deri më tani, më e goditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për ererëra me shpejtësi deri në 10 km/h si edhe dallgë deri në 4 metra të larta.

Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ishullin pasi pritet të shihet qartësisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë uragani dhe në varësi të saj do të merren masat nga autoritetet.

Gjatë përmbytjeve, rrugët e Katanias u mbushën me ujë duke u kthyer në lumenj.

Uraganet janë një fenomen i rrallë në Mesdhe, por kohët e fundit janë shtuar për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertët i quajnë ata “Medicane” për shkak se ndodhin në Mesdhe. Zakonisht forca e tyre është e vogël sepse formohen në një zonë të kufizuar detare, ndryshe nga uraganet që formohen në oqeane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!