Alarm i kuq në Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi shiu dhe dëbore

schedule18:49 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:49 - 5 Dhjetor, 2020

Italia fqinje pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të diel. Siç raportojnë mediat vendase, i gjithë vendi pritet që të përfshihet nga shiu, bora dhe stuhi të forta.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzanos.

Lexo edhe: E hëna fillon me shira të dendur, si do të jetë moti javën e ardhshme

Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

🔴ALLERTA METEO ROSSA, l’annuncio della Protezione Civile. L’elenco delle regioni a rischio: http://fanpa.ge/qXnQQ

Posted by Fanpage.it on Saturday, December 5, 2020

Kujtojmë se nga moti i keq do të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna. Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara. s.b/abcnews.al/