Gazeta italiane “Il Mattino” raportoi se sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, nuk do të mund të luantë më për këtë vit. Ylli i sulmit u dëmtua në shpatull kur ishte në grumbullim me kombëtaren tij.
Si pasojë e këtij dëmtimi, 21-vjeçari do të humbiste katër ndeshjet e fundit të Serie A për këtë vit, duke qenë një mungesë e madhe për napoletanët. Por, mesa duket gjendja e tij është përmirësuar dhe sipas raportimit të “Football Italia”, ai mund të luajë në një nga ndeshjet e mbetura.
Është shoku i ngushtë i nigerianit, Oma Akatugba, i cili ka pohuar se ka biseduar me Osimhen këtë mëngjes. “Unë bisedova me të dhe më tha se ndihej mirë. Me shumë mundësi do të marrë pjesë në një nga ndeshjet e mbetura”, janë fjalët e mikut të Victor. /abcnews.al