Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Smith ndodhet në Shqipëri në një turne ku ka si qëllim vëzhgimin e talenteve. Në një intervistë ekskluzive për ABC News, Smith zbuloi planet për të ardhmen e tij dhe komenton ecurinë e skuadrave angleze në Europë.
Alan Smith është një emër i njohur në futbollin britanik i cili spikati si futbollist në moshën 18 vjeçare tek skuadra e Lids. Hapin e madh në karrierë e hodhi në vitin 2004 kur u vendos nën urdhrat e trajnerit Ferguson duke përfaqësuar për tre sezone skuadrën legjendare të Manchester United. Karrierën e vazhdoi me pas me skuadrën e Njukasel për të vijuar me Milton dhe Nots County ku u pensionua vetëm një vit më parë. Alan Smith ka qenë pjesë e Anglisë nga viti 2001 deri në vitin 2007. Ish futbollisti ndodhet aktualisht në Shqipëri në një turne ku ka si qëllim vëzhgimin e talenteve shqiptare.
Në një intervistë ndryshe për ABC News, ish futbollisti i Manchester United zbulon objektivat për të ardhmen, komenton skuadrat angleze si dhe transferimin më në zë të momentit, Matias De Ligt tek Juventus.
Të mungon Anglia?
Është normale, jo vetëm mua, por çdo lloj sportisti në çfarëdo lloj sporti i mungojnë kompeticionet. I dashuroj kompeticionet. Isha në një vend ku e ndieja veten si në habitatin tim, pasi isha atje që 10 vjeç duke performuar për kënaqësinë e të gjithëve.
Çfarë kuptoni kur ju thoni viti i madh i futbollit anglez. A po kuptoni faktin që skuadrat angleze fituan si në Champions edhe në Europa League?
Ishte një vit i madh i Anglisë i cili ka filluar 14 apo 15 vite më parë kur në filluam të zhvilloheshim që fëmijë. Zhvilluam progresin, zhvilluam mënyrën sesi mendojmë, zhvilluam lojën dhe kombëtaren tonë, sepse ne i pamë që fëmijë të vegjël talentet, i bashkuam dhe u munduam t’i çonim drejt progresit të përbashkët. Sot kemi një kombëtare ku lojtarët kanë filluar të luajnë bashkë që 15, 16 17 apo 18 vjeç. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Shqipërinë. Shqipëria duhet të zhvillohet, ti vëzhgojë talentet që të vegjël, duhet të zhvillojëprogresin në mënyrë që të ketë një futboll të fortë dhe pse jo më të mirët të luajne në vendet europiane, kështu edhe kombëtarja do të jetë më e fortë.
Por suksesi është vetem për klubet. Po flasim që skuadrat fituan finalen e Champions dhe Europa League.
Kombëtarja është e suksesshme pasi po zhvillohet. Është një nga kombëtaret më të forta në botë. Ne humbëm në gjysmëfinale me Hollandën ne Nation League dhe kishim shumë kohë pa shkuar në gjysmëfinale. Ne jemi në të njëjtin stad me kombëtaren franceze, por ata kanë pak më shumë eksperiencë për shkak të fitores së kompeticionit të kaluar dhe së shpejti besoj do te shohim një Angli të madhe.
Sauthgate është i duhuri për Anglinë?
Kam luajtur me trajnerin e Anglisë. Ai është një trajner i mirë dhe u jep shumë shanse futbollistëve të rinj. E njoh mirë filozofinë e tij dhe mendoj se do të bëjë mirë.
Cili është klubi që të pëlqen më shumë jashtë Anglie? Ndoshta Barcelona, Juventus, Bayern?
Juventusi është klubi që më pëlqen më shumë jashtë Anglisë. Është skuadra që i ndërthur mjaft mirë lojtarët e brendshëm me ata të jashtëm dhe i jep mundësi të rinjve.
Çfarë mendon për De Ligt?
De Ligt është një mbrojtës që bëri mirë në Nations League dhe në Champions League dhe vazhdon të mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në botë, sepse Akademia i dha rëndësi zhvillimit të Mbrojtjes dhe De Ligt ka përfituar.
A njihni diçka për kombëtaren shqiptare sepse kemi luajtur dhe t’i ke shënuar?
Po e mbaj mend shumë mirë, kemi fituar 3-1. E mbaj mend atë ditë si të ishte dje. Ne vinim pasi kishim luajtur me Brazilin dhe duhet ta dini që futbollistët mbajnë mend shumë gjëra sidomos me kombëtaret e tyre.
Ju jeni ambassador i Manchester United, por mesa duket zemra juaj ështe tek Lids United
Po eshte tek Lidsi sepse Lidsi mbështeti këtë djalosh dhe pavarësisht se sa ti zhvillohesh duhet të kujtosh se nga ke ardhur. Pavarësisht kësaj unë jam rritur në Lids dhe hapat e parë të futbollit i kam hedhur në Lids, zhvillimin tim e kam në Lids, por kam shumë respekt për Manchester United, sepse është një klub gjigand i cili më ka mësuar dhe zhvilluar shumë.
Dëshiron që një ditë në të ardhmen të bëhesh trajner i Lids United?
Shpresoj shumë që të bëhem trajner i Lids United.
Ish futbollisti anglez ka mbetur i keënaqur nga vizita në Shqipëri dhe thekson se talentet shqiptare që sipas tij nuk mungojnë duhen mbështetur maksimalisht, pasi janë e ardhmja e futbollit në vend. /ABC News Albania 24/7