Alaba vendos rekord, askush si austriaku në historinë e Champions League

schedule21:34 - 7 Prill, 2022

schedule 21:34 - 7 Prill, 2022

Fitoja që Real Madrid arriti me shifrat 3-1 kundër Chelsea në fazën çerekfinale të Champions League, nuk ishte e veçantë vetëm për Karim Benzema që shënoi hat-trick, por kjo sfidë ishte e veçantë edhe për David Alaba.

Austriaku në përballjen me blutë e Londrës luajti ndeshjen e 100-të në këtë komepticion, ndërsa fitorja i dha mundësinë atij të bëhet lojtari më me shumë fitore në Champions League.

Në 100 ndeshje të luajtura ish-lojtari i Bayern Munich arriti fitoren e 70-të, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Championsit që arrin një shifër të tillë fitoresh.

Austriaku është një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës madrilene, ndaj dhe “Los Blancos” kanë kontratë deri në verën e 2026-ës me mbrojtësin.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!