Në verë David Alaba do të lërë Bayern Munchen dhe tani ka të drejtë të firmosë një parakontratë me kubin që dëshiron. Mbrëmjen e djeshme në medie u raportua se ai ka gjetur akordin me Real Madrid, madje ka kryer edhe një vizitë mjekësore për madrilenët.
Bild ka kontaktuar me babain e David, George për të vërtetuar këto fjalë, por ky i fundit i ka hedhur poshtë. Ai mësohet se e ka mohuar marrëveshjen me Real Madrid dhe se vizitat mjekësore djali i tij i ka kryer privatisht.
Gjithashtu, George Alaba mësohet se ka shtuar se vendimi përfundimtar do të merret në pranverë dhe deri atëherë ata do shqyrtojnë mundësitë. Në listë është edhe Barcelona dhe nëse zgjedhjet i fiton Laporta, Alaba me shumë mundësi do të përfundojë në Camp Nou. /abcnews.al