David Alaba është lojtari më i ri i Real Madrid. Anësori i djathtë doli lojtar i lirë pas 10 viteve të kaluara te Bayern Munchen dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”. 28-vjeçari ndihet i lumtur dhe ambicioz, teksa po pret me padurim debutimin me ekipin e ri.
“Largohem nga një klub të veçantë për të shkuar në një tjetër klub të veçantë. Jam i lumtur dhe i nderuar që do jem pjesë e Real Madrid. Pas shumë viteve të kaluara në Mynih do të përballem me një sfidë të re dhe do të jap gjithçka për të vijuar historinë e veçantë të këtij klubi.
Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë me fanellën ikonike të bardhë përpara të gjithë ju tifozëve në Madrid. Jam i sigurt që ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm, së bashku me të gjithë tifozët madrilenë“, shkruan “xholi” austriak në “Instagram”. /abcnews.al