David Alaba, mbrojtësi i Bayern Munchen, ka folur për respektin që tregoi ndaj Neymar pas përfundimit të finales së Champions League, të cilën Bayern Munchen e fitoi me rezultatin 1-0 kundër PSG-së, që merrte pjesë për herë të parë në finalen e kompeticionit më elitar për klube.
Alaba insistoi se në momente specifike në futboll, respekti dhe fair-play, duhet të ekzistojë gjithmonë. Për RMC Sport, Alaba tha: “Duhet të jetë gjithmonë kështu.
Ai është një lojtar që ka shumë presion mbi shpatulla, që mban një barrë të rëndë, duhet të mbajë pritshmëritë e klubit. Është e rëndësishme këta momente fair-play se ne i duam të gjithë futbollistë të tillë”, u shpreh mbrojtësi austriak./abcnews.al

