David Alaba la Bayern Munchen në verë dhe u transferua te Real Madrid, ku që në prezantim puthi fanellën e klubit të tij të ri. Kjo shkaktoi zemërim te tifozët gjermanë, por Alaba në një intervistë për Bayern Insider u flet atyre për vendin që kanë në zemrën e tij.
“Se putha stemën e Real Madrid nuk do të thotë se nuk e dua Bayernin. Ishte thjesht një ditë shumë e veçantë për mua. Ishte fillimi i një kapitulli të ri, por nuk doja të provokoja tifozët e Bayern. Kam kaluar 13 vite të mrekullueshëm atje.
Gjithmonë do jem mirënjohës ndaj tifozëve dhe ndaj klubit që më dhanë mundësinë të zhvillohem si person dhe lojtar. Nuk doja të lëndoja askënd. Real Madrid nuk mund të krahasohet me Bayern Munchen. Mynihu ishte shtëpia ime e dytë dhe unë gjithmonë do e mbaj në zemër”, tha Alaba. /abcnews.al