“Alaba ka menaxher një piranja”, Uli Hoeness nuk duron më

schedule12:21 - 13 Shtator, 2020

schedule 12:21 - 13 Shtator, 2020

Uli Hoeness është i drejtpërdrejtë. “David ka një piranja lakmitare si këshilltar”, shprehet ish-presidenti i Bayern Munich në “Doppelpass”, duke sulmuesi menaxherin e Alaba, Pini Zahavi.

Bisedimet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit austriak nuk po shkojnë mirë, edhe pse në kampin bavarez dëshirën e kanë të madhe për vazhdimin e bashkëpunimit.

LEXO EDHE: Sherr te Bayern për Davide Alaba, Bild zbulon debatin në restorant

“Ne të gjithë duam që ai të qëndrojë, pasi është një djalë dhe lojtar i shkëlqyer”, shprehet Hoeness, ndërkohë që në Gjermani raportohet se Zahavi kërkon për klientin e tij një kontratë që kap shifrën e 125 milion eurove.

Menaxheri i njohur po tenton që Alaba të nënshkruajë për një pagë vjetore që shkon në 25 milion euro dhe te Bayern janë të vendosur për të mos e prishur piramidën e pagave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!