Cristiano Ronaldo nuk arriti të fitojë kampionatin e Arabisë Saudite në sezonin e tij të parë.
Titullin e siguroi sot Al-Ittihad duke mposhtur Al-Feiha (3:0). Pas 29 javësh, skuadra nga Jeddah ka 69 pikë.
Al-Nassr me Ronaldon përfundoi i dyti. Pas barazimit të sotëm me Al-Ittifaq, ata ka 64 pikë. Klubi për herë të fundit përfundoi kaq lart në vitin 2020.
Para ardhjes së Cristianos, Al-Nassr ishte në vendin e parë.
Për 16 ndeshje në kampionat, 38-vjeçari portugez ka shënuar 14 gola. /G.D abcnews.al/