Al-Nassr nuk ndalon, pas Ronaldos radhën e ka Luka Modric

schedule17:41 - 24 Janar, 2023

schedule 17:41 - 24 Janar, 2023

Futbolli në Arabinë Saudite është duke njohur vetëm rritje, ku një ndër arritjet më të mëdha është dhe afrimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldos te Al-Nassr.

Pas këtij transferimi epik, kampionët arab nuk ndalen dhe kërkojnë nënshkrimin me një tjetër “galaktikë” dhe më konkretisht bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Real Madrid, kroatin Luka Modric.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat saudite, klubi nga Riyadh dëshiron ta blejë kroatin që në merkaton e dimrit dhe i ofron kontratë me afat 2.5 vjet dhe me një pagë stratosferike që kalon shifrën e 40 milionë euro në sezon dhe nëse Florentino Perez refuzon të shesë mesfushorin në dimër, Al-Nassr do të përpiqet ta nënshkruajë atë në verë si një transferim me parametra 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!