Nasser Al-Khelaifi duket se ia ka vënë “syrin” një tjetër klubit futbolli, këtë herë në Premier League. Sipas një raportimi nga “The Times”, klubi që mund të përfitojë nga pasuria e binzesmenit nga Katari është Leeds United, që militon në Chamiponship.
Ka qënë vetë pronari i këtij klubi, italiani Andrea Radrizzani, i cili ka deklaruar se po e shikon me kujdes ofertën e bërë nga presidenti i PSG-së. “Ne na është ofruar një ofertë nga QSI dhe nga Nasseri. Unë mendoj se do të ishte fantastike për fansat tanë, sepse në pak vite do të jemi një kundërshtarë i denjë për City-n. Më në fund Leeds-i do të rikthehet aty ku i takon”,- deklaron Radrizzani.
Leeds United momentalisht ndodhet në vendin e 5 në tabelën e klasifikimit, vetëm 2 pikë larg vendit të parë që mbahet nga West Brom ALbion. Trajneri i ekipit është argjentinasi Marcelo Bielsa, i cili beson se ky është viti i duhur për rikthimin në Premier League. /abcnews.al