Al Khelaifi hyn edhe në Premier League: Pronari i PSG blen Tottenhamin?

schedule16:17 - 9 Janar, 2023

schedule 16:17 - 9 Janar, 2023

Pasi sauditët blenë Newcastle, dhe Manchester United dhe Liverpool kërkojnë blerës (përmenden edhe shtetet arabe, apo disa blerës të tjerë nga Azia), Doha nuk dëshiron të mbetet pas.

Nasser Al-Khelaifi, i cili është edhe drejtor i QSI, një grup investimesh nga Katari që kontrollohet drejtpërdrejt nga shteti, u takua me Daniel Levy, presidentin e Tottenham.

Katari ka një plan për të ecur në rrugën e Abu Dhabit, pra “City Sport Group”, i cili ka një sërë klubesh në radhët e tij, le të përmendim vetëm Nju Jorkun dhe Melburn City, Yokohama Marinos, Girona, dhe Palermo.

Nga ana tjetër, të vetmet aksione që ka QSI, përveç Paris Saint-Germain-it, janë në Braga, ndaj pritet që të blejnë disa klube të tjera, ose më mirë të marrin një pjesë të aksioneve. Ajo që mund të jetë interesante për Tottenhamin është shitja e një pjese të klubit të Dohas, e cila do të forconte financat dhe do t’i jepte klubit të Londrës veriore një shans për të luftuar për trofe. E fundit që ata fituan ishte 15 vjet më parë dhe ajo ishte Kupa e Ligës.

Tottenham duket si një partner ideal, me një stadium të ri, traditë, por edhe mundësinë për t’iu bashkuar menjëherë luftës për gjëra të mëdha. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!