Al-Hilal vazhdon dominimin në Arabi, serbët i japin fitoren ndaj Al-Ahli

schedule22:36 - 27 Tetor, 2023

schedule 22:36 - 27 Tetor, 2023

“Gjigantët” arabë të Al-Hilal po vazhdojnë dominimin e tyre në kampionatin vendas, Saudi Pro League, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë mundur skuadrën e Al-Ahli, me rezultatin e thellë, 3 me 1, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të sezonit.

Përballja u zhbllokua që në minutën e parë, me Milinkovic-Savic që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin vendasve. Në minutën e 37’ Mitrovic rikuperoi gabimin, duke shënuar dhe duke i dhënë golin e dytë skuadrës së tij.

Al Ahli tentoi të reagonte dhe ia doli me Saint-Maximin në minutën e 58’, duke rihapur sfidën. Megjithatë autogoli i Ibanez në minutën e 84’ vulosi këtë takim dhe fitoren e Al Hilal me rezultatin 3-1.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Al-Hilal vazhdon dominimin në kreun e tabelës, teksa tashmë është ngjitur në kuotën e 29 pikëve, ndërsa skuadra e Al-Ahli mbetet në vendin e 5-të të renditjes, me 22 pikë.  /i.m /abcnews.al